Rrebeshe shiu dhe bore, Osmani: Ja cilat do jenë ditët më të ftohta të janarit
Hakil Osmani nga MeteoAlb tha për Euronews Albania se gjatë kësaj jave reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të jenë prezente këtë fundjavë, por edhe në nisje të javës. Ai tha se pritet të kemi reshje bore dhe gjithashtu ngrica.
Sipas Osmanit ditët ë të ftohta të dimrit do të jenë ato të fillim javës ku minimumi i temperaturave do të arrijë -4 gradë celsius ndërsa maksimumi jo më shumë se 9 gradë celsius.
“Parashikohet që nga pjesa e dytë e ditës së sotme e në vijim, të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Kjo do bëjë që vlerat minimale të zbresin në -4 gradë celsius në zonat malore, ndërsa një rënie më e ndjeshme e temperaturave të ajrit do jetë në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth 11 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Gjatë kësaj fundjave do të kemi prezente reshjet në territorin shqiptar.
Ditën e dielë reshjet pritet të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe shumë më pak në veri-perëndim. Sa i përket reshjeve të dëborës, pritet që në këtë fundjavë ti kemi prezente në territorin shqiptar në orët e vona të mbrëmjes së sotme, si fillim në zonat veri-lindore dhe më pas edhe në zonat jug-lindore”,-tha Hakil Osmani, ai shti se temperaturat e ulëta do vijojnë të jenë edhe në fillim të javës.
I pyetur se cila do të jetë dita më e ftohtë e janarit Hakil Osmani tha:
“Kjo fundjavë hap dimrin e vërtetë në territorin shqiptar pasi sjell vlera të ulëta si -4 apo -5 gradë celsius. Duhet thënë se deri më tani pritet që ditët më të ftohta të jenë në fillim të javës, nga e hëna në të mërkurë, ku do kemi një minimum -4 gradë celsius në qytetet e zonave malore”,-tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve