Alliu: Pse futbollistët e kampionatit shqiptar po shiten në Ukrainë
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, foli në emisionin MAX Sport në Euronews Albania mbi shitjet e shumta të futbollistëve shqiptarë në kampionatin e futbollit në Ukrainë, duke theksuar se kjo po ndodh për shkak të luftës atje.
Sipas Alliut, ndryshe nga shqiptarët shumë futbollistë të huaj preferojnë të mos shkojnë në Ukrainë për shkak të pasigurisë që ka krijuar konflikti, duke e bërë atë një destinacion të pa preferuar për lojtarët cilësorë.
“Tregu ukrainas ka rritur vlerat e tij, pasi futbollistët e talentuar nuk kanë guxim as kurajo të shkojnë atje. Ekipet ukrainase dikur ishin të mbushura me 7-8 brazilianë dhe kishin nivele të larta në Kupat e Evropës, por tani kanë kaluar në një treg të ri, atë shqiptar. Duket se ata po përpiqen të sigurojnë futbollistë nga Shqipëria, pasi çmimet janë më të volitshme,” tha Alliu.
Ai shtoi se shumë lojtarë tani përpiqen të largohen nga Ukraina për shkak të pasigurisë, ndërsa futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkojnë atje.
“Të gjithë përpiqen të ikin nga Ukraina në këto kohë lufte, ndërsa ne shkojmë,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale