“Situatë shqetësuese, por do fitojmë”, Magani analizon ndeshjen e Kupës
Tirana e ka lënë pas humbjen ndaj Vllaznisë, ndërsa vijon përgatitjet për përballjen e kupës, e cila është ajo ndaj Bylisit dhe luhet të martën.
Bardheblutë po stërviten në kompleksin “Skënder Halili”, ndërsa grupi është i plotë, duke bërë që trajneri peqinas, Gugash Magani të jetë i qetë në këtë aspekt. Në konferencën e zakonshme për mediat, tekniku analizoi duelin me ballshiotët.
“Ne jemi të vendosur të futemi për kualifikim, natyrisht ndeshja ka 3 rezultate, specifika e kupës me 1 ndeshje 90 + nëse nuk e zgjidh, megjithatë futemi dhe kam bindjen që do fitojmë, mbetet për tu parë”, tha Gugash Magani, trajner i Tiranës.
Më tej, Magani ka shtuar që situata mbetet shqetësuese, sidomos në kampionat.
“Patjetër situata është shqetësuese, këtë trysni mos ta mbajmë. Përgjegjësin kryesore e kam vetë, kam mundësitë që ta zgjidhim situatën, organika po plotësohet dita ditës. Ne 10 ditë kompletohemi, lojtarët e rinj vijnë në formë”, u shpreh Magani.
Deri më tani bardheblutë kanë bërë 3 afrime, Smacin, Ernest dhe braziliani Silva.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë