Dosja “Xibraka”, Hila: E kanë gjetur kush ishte 45 vjeçari në makinë por nuk e thonë
Dosja Xibraka është tashmë një çështje e pahetuar, për të cilën SPAK tha se nuk ka asnjë provë që e implikon Olsi Ramën në këtë dosje. SPAK mbylli hetimet duke theksuar se Olsi Rama nuk kishte rol në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Gazetari Dritan Hila, ndan mendimin se lidhur me këtë çështje, SPAK ka dijeni kohë më përpara se kush fshihet pas kësaj dosje. Në këndvështrimin e Hilës, ata qëllimisht duan të mos e thonë.
“E kanë gjetur se kush është dhe nuk është Olsi Rama, ata e dinë por nuk e thonë. Është dikush tjetër që nuk ka lidhje fare me atë makinë. Dikush që nuk ka lidhje me çështjen “Xibraka”, tha Hila.
Ai shton se në atë makinë mund të ishte kushdo, makinë e cila dyshohet të jetë përdorur nga një organizatë kriminale e trafikut të drogës në vitin 2014.
“Në atë makinë mund të hyp kush të dojë. Edhe dikush tjetër mund të jetë i gjatë, është pak më i ri se 45-vjeç por kaq është e gjithë historia. Po mundohen t ia lënë Olsi Ramës”, shtoi gazetari Dritan Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës