Dorëheqja e Maganit, Tirana rikthen në pankinë ish-trajnerin
Pas dorëheqjes së Gugash Maganit, KF Tirana ka vendosur të rikthejë Bledi Shkëmbin, ish-trajnerin e saj, për të vazhduar projektin që ka nisur në fillim të sezonit.
Shkëmbi, i cili është njohës i mirë i lojtarëve dhe i strukturës së skuadrës, do të përpiqet të kthejë ekipin në rrugën e suksesit pas një periudhe të vështirë me Maganin.
Klubi shpreh besim në aftësitë e Shkëmbit dhe shpreson që ai të sjellë rezultatet e shumëpritura nga tifozët.
Shkëmbi iku nga Tirana pak muaj më parë ku i la vend pikërisht Gugash Maganit me synimin për të ndryshuar situatën, që pavarësisht historisë së madhe këtë sezon përballet me vështirësi te shumta, që vënë në dyshim të madh mbijetesën. Por as Magani nuk ja doli duke dhënë dorëheqjen nga Tirana pas humbjes së thellë 0-4 kundër Egnatias.
Tirana aktualisht ndohet në vendin e parafundit me 18 pikë, 2 më shumë se Skëndërbeu i vendit të fundit ku ekipi kryeqytatas ka koleksionuar 2 fitore 12 barazime dhe 7 humbje.

LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin