Balluku inspekton punimet në superstradën Tiranë-Durrës: Kemi avancuar
Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që përpunon një numër të lartë të automjeteve gjatë gjithë vitit, parashikon shtimin e dy korsive të tjera kalimi, duke e sjellë të gjithë rrugën në parametrat e Kategorisë A.
4 muaj nga nisja e punimeve është bërë e mundur spostimi i pemëve, fibrave optike dhe linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe është punuar për ndërtimin e kanalit, punime të cilat janë drejt përfundimit. Po ashtu, kanë avancuar punimet edhe për formimin e trupit të rrugës, me gërmimin dhe mbushjen në të dyja anët e saj.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në kantierin e aksit Tiranë-Durrës.
“Kemi 6 kilometra, nga mbikalimi i ‘Casa Italia’ deri tek mbikalimi i Kasharit, të cilat zgjerohen për ta çuar këtë autostradë në një autostradë të kategorisë A. Puna jonë konsiston në këto momente në shtimin e dy korsive në secilën karrexhatë. Kemi 3.75 metra korsinë dhe në krahun tjetër dhe pastaj kemi dhe korsitë e emergjencave nga 3 metra secila”, tha Balluku.
Avancimi i punimeve nuk ka sjellë problematika lidhur me lëvizjen e automjeteve, ndërsa synohet që kjo vepër, ashtu sikundër edhe shumë projekte të tjera, të përfundojë përpara afatit, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen nga kryeqyteti drejt Durrësit apo edhe anasjelltas.
“Shpresojmë që, jo vetëm të dorëzohet në afat, por edhe para afatit. Duket që gjithçka po ecën mirë. Nuk kemi problematika me trafikun. Unë jam e sigurtë që drejtuesit e automjeteve do tregonin mirëkuptim, por në çdo rast është menaxhuar shumë mirë nga ARRSH-ja dhe nga kontraktorët”, nënvizoi Balluku.
Për drejtorin e ARRSH me lirimin e sheshit të ndërtimit nuk janë evidentuar problematika të cilat ndikojnë në ecurinë e punimeve, duke shtuar se do të vijohet të punohet me po të njëjtin ritëm për finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve, i cili përmirëson njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik