Pse u krijua Koalicioni Euroatlantik, Endri Hasa: Alternativa që u japim shqiptarëve
Endri Hasa ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania si kryetar i Koalicionit Euroatlantik ku ka treguar se përse lindi Koalicioni Euroatlantik.
Ai tha se ky koalicion me Demokratët Atlantik të themeluar nga Lulzim Basha, e që do të futet në zgjedhje me emrin Koalicioni Euroatlantik u krijua për ti dhënë shqiptarëve një alternativë dhe një program ndryshe nga partitë e tjera.
“Unë besoj se e rëndësishme për publikun, për shqiptarët, është të flasim për politik, për alternativa, për atë që mund t’ju ofrojmë shqiptarëve. Politikën e bëjnë njerëzit dhe partitë politike janë bashkim vullnetar njerëzish. Ajo që është e rëndësishme është të flasim për misionin tonë, programin dhe çfarë duam ti ofrojmë shqiptarëve në 11 maj.
Ajo që Koalicioni Euroatlantik merr përsipër është paraqitja në zgjedhje e kësaj alternative që Demokratët Euroatlantik duan ti ofrojnë shqiptarëve në 11 maj, duke i qëndruar fjalës së dhënë që në 11 qershor që ne me çdo kusht do çojmë para shqiptarëve alternativën e programit që kemi paraqitur. Nuk është e rëndësishme kush janë kryetarët, por kush janë kandidatët në çdo cep të Shqipërisë dhe kush janë njerëzit që do çojnë përpara një alternativë që do i japin shqiptarëve diçka ndryshe”,-tha Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
- 07:27 Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji