Shtrenjtohet bileta e autobusit në Korçë, zgjatet edhe koha e pritjes në stacion
Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do të zgjatet. Kjo situatë ka shkaktuar acarimin e qytetarëve të cilët theksojnë se këto ndryshime shkojnë kundër interesit të përdoruesve të autobusëve.
Për qytetarët ndryshimi i çmimit të biletës dhe kohës së pritjes është i papranueshëm.
“Jo nuk duhet të ngrihet. Pse duhet të ngrihet? S’ka arsye. Është kohë e largët, nuk është e leverdishme për njerzit”,-shprehet një qytetar.
“Nuk është e arsyeshme. Ne mirë e kemi kohën, pse ta ngrenë? Orarin e kemi tamam. Nuk e përballojmë dot”,-tha një tjetër.
“Nuk me duket normale se jemi fukarenj. Çdo bëj më 100 mije lek? Ku pres dot unë, këta ikin fare nga ligji, nuk mendojnë për popullin, janë hajdute”,-tha një qytetar.
Shërbimi urban në qytetin e Korçës dhe disa rrethina përballet me një situatë të vështirë, pasi çmimi i biletës është rritur nga 30 në 40 lekë, ndërsa koha e pritjes për autobusët është shtuar nga 25 në 45 minuta.
Shkak për këtë situatë është bërë tërheqja e subjektit privat “Ortakëria Korçare,” që prej vitesh administronte linjat e shërbimit urban në qytet. Burime pranë Bashkisë Korçë bëjnë me dije se subjekti privat ka lajmëruar prej pesë muajsh për vështirësi financiare, duke argumentuar se shpenzimet për shërbimin urban janë më të larta se të ardhurat, pavarësisht subvencioneve nga bashkia. Kjo ka çuar në ndërprerjen e kontratës mes bashkisë dhe subjektit privat e krijimin e një kontrate të re, me kushte të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës