Skenarët për qeverinë e re në Kosovë, analisti: Ç’ndodh nëse Kurti s’formon shumicën
Analisti Dritëro Arifi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të komentuar rreth zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme (9 shkurt 2025) në Kosovë. Vetëvendosja e Albin Kurtit ka dalë partia e parë dhe i takon asaj që të formojë qeverinë.
Arifi tha se nëse LVV nuk do të arrijë dot të formojë shumicën qeverisëse atëherë i takon partisë së dytë PDK-së që të formojë qeverinë, por kjo sipas analistit duket të jetë shumë e vështirë.
“Vetëvendosja ka fituar 41% të votave, kjo është e pamjaftueshme për të bërë qeverinë vetë. Partitë opozitare, nëse marrin vetëm votën shqiptare, se janë edhe 20 vende të rezervuara për pakicat.
Nga 100 vende për shqiptarët, i bie që më shumë deputetë të ketë opozita se pozita. 46 ulëse në Kuvendin e Kosovës do i ketë Vetëvendosja, ndërsa opozita së bashku ka 54 vende (25 mandate PDK, 20 mandate LDK, 9 AAK) , kjo është e mjaftueshme për të krijuar qeverinë, Megjithatë sipas kushtetutës, i takon partisë së parë që të formojë qeverinë.
Nëse Vetëvendosja nuk do të arrijë të formojë qeverinë, atëherë partia e dytë ka të drejtë të formojë qeverinë megjithatë kjo do të jetë shumë e vështirë. Edhe nëse krijohet koalicion Vetëvendosje- PDK, do të jetë i pakuptimtë, nëse nuk sqarohet paraprakisht çfarë do ndodh me dialogun dhe gjykatën speciale. LDK e ka provuar njëherë këtë dhe humbi shumë te elektorati kur u shkëput nga LVV.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
- 07:31 Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në
- 07:27 Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë