Deputeti i PS mbështet kërkesën e SPAK drejtuar policisë për gjyqin e Veliaj
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar shkresën ku GJKKO dhe SPAK i kërkojnë Policisë së Shtetit arsyet se përse nuk ka pasur masa sigurie gjatë gjyqit për Erion Veliaj, ku mbështetës së kryebashkiakut të Tiranës, u mblodhën për të protestuar para SPAK.
Koçi e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e GJKKO dhe SPAK.
“Unë mendoj se shkresa është e drejtë. Është krejt normale ti drejtohen policisë nëse nuk ka pasur masa sigurie që të garantojë cilësinë dhe integritetin si të Gjykatës edhe të SPAK. Unë nuk është se kam ndonjë simpati për grumbullimet, qofshin këto protesta që zhvillohen në afërsi të godinave të gjyqësorit”,-tha Koçi.
Megjithatë ai shtoi se i duket e pavend që SPAK, sipas tij, nuk ka vepruar kur deputetët e kuvendit të Shqipërisë kanë dhunuar punonjësit e gardës.
“Mua më duket krejt e pavend që SPAK nuk ka vepruar asnjëherë kur deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë dhunuar punonjës së gardës, megjithëse janë bërë kallëzime penale. Unë mendoj që prapanicat e zyrtarëve duhet të jenë të barabarta para ligjit”,-tha Koçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West