Oficeri i policisë i jep fund jetës, flet Valetin Macaj: U gjet në garsoniere…

19 Shkurt 2025 | 18:59

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima Genci Aliaj, rreth 48 vjeç ishte punonjës policie i burgjeve te burgu 313. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar 48-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Valentin Macaj kryetar i sindikatës së Policisë së Burgjeve ishte këtë të mërkurë i ftuar në “People” ku ka folur më tepër rreth kësaj ngjarje por edhe për kushtet e vështira të punonjësve të policisë në burgje.

“Puna në policinë e burgjeve është profesioni më i vështirë në Shqipëri. Sepse një punonjës policie në burgje ka të bëjë me të gjitha format e hapura dhe të kamufluara përballë aktivitetetit kriminal”,-tha Macaj.

Ai tha se punonjësit e policisë në burgje kanë kushte shumë të vështira psikologjike, pasi sipas tij “punonjësi i policisë gjysmën e jetës e ka burg”, pasi aty ai përballet me kriminelë nga të gjitha llojet, por edhe me familjarët e tyre që ndodhen jashtë.

Duke folur për oficerin që i dha fund jetës paraditen e kësaj të mërkure, Macaj tha se ai kishte një jetë të vështirë.

“I ndjeri ka qenë në një moment të vështirë familjarë. Ai jetonte vetëm dhe aktin e vetëvrasjes e ka bërë në një garsoniere. Jetonte në ambient dhe në kushte tejet të vështira. Akumulohet stresi, akumulohet mbingarkesa në punë, akumulohet pamundësia për të qenë krenar para familjes tënde”,-tha Macaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026