Mbillen 500 pemë në Korçë nga banorët e qytetit: Duam t’i kthejmë vendit mushkërinë
Banorë të qytetit të Korçës kanë ndërmarrë një nismë për mbjelljen e qindra pemëve në zonat ku dora e njeriut i ka prerë ndër vite. Ata theksojnë se kjo iniciativë nuk do të ndalët këtu, duke premtuar se do të sensibilizojnë të gjithë qytetarët që të ndihmojnë në ripyllëzimin e qytetit.
Qytetarët e Korçës kanë ndërmarrë një nismë fisnike, duke mbjellë pemë në kodrat e qytetit.
E gjithë rruga që të çon drejt Malit të Moravës dikur ka qenë e pyllëzuar por për shkak të dorës së njeriut është shkatërruar. Kristaq Skali e kujton me nostalgji atë kohë, madje edhe përlotet.
“97 bëri punën e saj, se njerëzit do pasuroheshin këto dru e jo te tjera. Gabimi u bë por duhet ndrequr sepse brezat e ardhshëm duhet të gjejnë siç e kemi patur ne, ndaj po marr pjesë në këtë nismë. Të rikthejmë Korçës atë që i mungon shumë, mushkërinë. Vet pjesëmarrja tonë në këtë moshë, bën të kuptojnë te rinjtë se duhet të punojnë për këtë vend, ky është vendi jone, ky do na ngrejë lart e më lart. Nga emocionet, nuk di si ta shpreh, duhet t’i kthehen vendit tonë gjithë të rinjtë. Nuk duhet të ikin. I kam dy fëmijët në Amerikë, ja ku është vendi im. Pse mos jetë vendi ynë me i miri në botë? ” tha Kristaq Skali, qytetar i Korçës
Banorët e qytetit tregojnë se kjo nismë ka për qëllim jo vetëm ripyllëzimin e kodrave por edhe tërheqjeje e vëmendjes ndaj institucioneve për të patur më tepër kujdes ndaj hapësirave të gjelbërta
“Nuk ka qytet tjetër që ja kalon Korçës në këtë rekord. Ka një mori njerëzish, do ketë dy tre fishin. Do bëjmë punë të bukur. Korçës po i rikthehet mushkëria, duhet t’i kthehej me ritme të shpejta, i takon institucioneve përgjegjëse për t’u treguar më të shkathëta në këtë problem “.
“Është vazhdimësi si fëmija që lind, këto pemë nesër do rriten e do jenë oksigjen, apo jo babi? Unë dua të falënderoj e përgëzoj nisma të tilla, t’i shtojmë mushkërinë qytetit “.
Janë mbjellë mbi 500 pemë gjatë kësaj nisme qytetare, e cila pritet të vijojë edhe në zona të tjera të Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut