LZHK dhe Djathtas 1912 dorëzojnë në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit
Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e kryesuar nga Dashamir Shehi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në një koalicion me Djtathas 1912 e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.
Në kërkesën drejtuar KQZ thuhet se koalicioni do të mbajë emrin “Djathtas për Zhvillim” ndërsa shkronjat nistore do të jenë “DZh”.
Drejtuesi politik i koalicionit është Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, emri i të cilit do të rezultojë edhe në fletën e votimit.
Sipas kërkesës së partive ky koalicioni do të jetë në opozitë me shumicën qeverisëse. Në këtë koalicion drejtimi është kolegjial. Asnjë nga partitë pjesëmarrëse nuk ka rol kryesor apo dytësor në raport me partitë e tjera. Drejtimi i koalicionit bëhet kolegjialisht nga një grupim i krijuar me përfaqësues të të gjithë partive pjesmarrëse.
Gjithashtu në shkresën drejtuar KQZ kërkohet që Rezart Kthupi, të autorizohet si i vetmi person/ autoritet që në emër dhe për llogari të koalicionit ka të drejtë të:
- paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
- nënshkruajë dhe të depozitojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e kandidatëve për deputetë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve, deri në përfundim të proçesit zgjedhor.
- pëfaqësojë Koalicionin gjatë proçedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. d. caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
- përfaqësojë Koalicionin dhe/ ose të autorizojë përfaqësues të tjerë, për t’a përfaqësuar atë pranë KQZ, Kolegjit Zgjedhor ose instancave të tjera administrative dhe gjyqësore ku do të konsiderohet e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës



