Shtohen rastet e të rinjve me ankth dhe depresion, psikiatria: Mos u izoloni

7 Mars 2025 | 17:39

Rastet e personave të prekur nga depresioni në 5 vitet e fundit thuajse janë 3 fishuar. Në një intervistë për Euronews Albania, psikiatria Arjana Rreli thotë se numri i vizitave ditore i kalon 25 pacientë dhe ankthi është shqetësimi kryesor, ndërsa shkak është stili i jetesës.

“Të rinjtë tentojnë të mos e bëjnë jetën të shëndetshme. Jeta e natës vërtet të jep kënaqësi, por nga ana tjetër të kufizon për një ditë që të pret me angazhime maksimale, që do përqendrimin dhe angazhimin që ta ka marr nata. Pijet alkoolike, substancat janë ato që i çojnë në gjendje të ngarkuara emocionale për të shpërthyer në kriza”,-tha Arjana Rreli.

Gabimi që nuk duhet të bëj një person me probleme të shëndetit mendor është Izolimi.

“Izolimi është një problem shumë i madh, në asnjë mënyrë koha nuk duhet kaluar e mbyllur, sepse truri fillon përpunon mendime dhe ide që ndoshta nuk janë më të mirat e mundshme”,-tha Arjana Rreli.

Sinkron Arjana Rreli psikiatre ‘Izolimi është një problem shumë i madh. Në asnjë mënyrë koha nuk duhet kaluar e mbyllur sepse një kohë që ty të mbyll në ambient do të thotë që truri të vazhdoj dhe të përpunoj ca mendime dhe ide që ndoshta nuk janë më të mirat e mundshme që nxjerrin ca përfundime që s’janë më të mirat e mundshme dhe vazhdon dhe analizon po këto. Pra hyn në një spirale.

Por çfarë duhet të bëjmë për të mos u prekur nga problemet e shëndetit mendorë, ose në rast së prekemi ti tejkalojmë lehtë.

“Duhet të dalim jashtë dyerve, duhet të bëjmë aktivitet fizik që është shumë i rëndësishëm për trupin tonë dhe të ushqehemi shëndetshëm, duke programuar orët tona të ditës dhe sidomos gjumin që është një pasuri mbi të cilën vendoset gjithë shëndeti ynë”,-tha psikiatria.

Studime kanë treguar se gratë janë më të predispozuara për tu prekur nga probleme të shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026