Sa do dënohet 40-vjeçari për abuzimin me 15-vjeçaren? Avokati Duraj shpjegon ligjin…
Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Vlorë, pasi akuzohet se ka droguar tre të mitura 15-vjeçare dhe më pas ka abuzuar seksualisht me njërën prej tyre.
Për të folur rreth kësaj ngjarje ishte i ftuar në “People” në Euronews Albania avokati Alban Duraj. I pyetur se sa mund të dënohet 40-vjeçari i cili abuzoi me 15-vjeçaren, avokati shpjegoi se konsumi i lëndëve narkotike e rëndon çështjen.
“Me kodin aktual nëse e mitura ka arritur pjekurinë seksuale dhe nuk ka përdorur lëndë narkotike, atëherë kjo nuk përbën vepër penale. Nëse nuk ka përdorur lëndë narkotike kodi jonë aktual, sepse ne kemi një draft të ri të kodit penal që e përcakton të mitur moshën deri në 16 vjeç për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, pra nuk e lejon.
Kryerja e marrëdhënieve me të mitur që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale, sipas ligjit dënohet nga 7-15 vite burg. Është shumë i rëndësishëm edhe akti i inspektimit për sa i përket përcaktimit të lëndëve narkotike, që është diçka ende në fazën e dyshimit”,-tha avokati Duraj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë