Heqja e flamurit të Kosovës, Komiteti Olimpik: UEFA të ndërmarrë masa ndaj Serbisë

4 Prill 2025 | 13:30

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka kërkuar sqarime UEFA-s lidhur me “heqjen dhe djegien” e flamurit të Kosovës gjatë Kongresit të shtëpisë evropiane të futbollit të mbajtur në Beograd të Serbisë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, KOK tha se heqja e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është akt i papranueshëm.

“Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, tha KOK-u.

KOK-u i kërkoi UEFA-s që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë, pasi tha se sipas videove të publikuara “edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”.

“Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës”, u tha në reagimin e KOK-ut.

Federata serbe e Futbollit ka thënë se e ka hequr flamurin e Kosovës gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, të mbajtur më 3 prill në Beograd.

Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026