Studio franceze L’AUC fituese për projektin e zhvillimit të zonës së ish-Cirkut

7 Prill 2025 | 22:52

Mbrëmjen e kësaj të hëne është shpallur studio fituese e konkursit për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut në qendër të Tiranës.

Sipas jurisë, studioja L’AUC kishte projektin më të përshtatshëm për realizimin e strategjisë urbane, në përputhje me masterplanin e Tiranës ndërsa studio franceze u vlerësua me votim unanim.

“Vendimi unanim i jurisë ishte që studio L’AUC është fituese. Si fitues të këtij projekti, më lejoni që tu përmend disa nga aspektet që juria ka diskutuar gjatë vlerësimit. Ka disa elemente që ju do t’ia përpunoni më tej ose do të merrni në konsideratë. Një prej këtyre elementeve ka të bëjë me pozicionin e teatrit, të cilin e kuptojmë plotësisht. Ka aspekte që janë marrë parasysh për të tërhequr vizitorët në këtë zonë. Megjithatë, besojmë se, pavarësisht strategjisë suaj, ju do të gjeni mënyrën më të mirë për ta zgjidhur këtë çështje”, tha prezantuesi i vendimit.

Ai shtoi disa detaje mbi projektin francez, duke theksuar se ndërthurja e historisë së vendit me modernitetin është një nga elementët kryesorë të tij. Sipas tij, do të zhvillohen disa ndërtesa që pasqyrojnë Shqipërinë tradicionale dhe Shqipërinë e së ardhmes.

Një prej detajeve më të veçanta të projektit ishte “Piano Nobile”, një hapësirë e cila do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në kryeqytet.

“Hartimi i një skeme të quajtur ‘Terreni i përbashkët, Tirana’, ka një lloj skulpturimi të nënkuptuar dhe, natyrisht, një ndjesi poetike. U vërejt që ndjesia dhe pamja moderne e Tiranës janë përfshirë në skenën dhe materialet e ndryshme të përdorura, dhe gjithashtu në shkallë të ndryshme. Ky ishte një koncept shumë elastik dhe, siç theksuan edhe arkitektët, nuk bëhet fjalë për një masterplan, por për një vizion. Na pëlqeu veçanërisht kati horizontal, “Piano Nobile”, i cili shërben si ndarje mes pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme të projektit”, tha prezantuesi.

Kujtojmë se, po sot paradite, Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konkursin për përzgjedhjen e masterplanit të ri për zonën e ish-Cirkut. Ky projekt synon transformimin e kësaj hapësire në një qendër të rëndësishme urbane. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një hap madhor në rrugën e zhvillimit të vendit, duke theksuar se Tirana vazhdon të luajë rolin udhëheqës në procesin e transformimit urban.

“Ky është një tjetër gur i rëndësishëm që synojmë të vendosim në rrugën e re të Shqipërisë, një rrugë ku Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal,” shprehu Rama. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së arkitektëve ndërkombëtarë dhe krijimin e mundësive për arkitektët e rinj shqiptarë, të cilët përfitojnë nga eksperienca dhe bashkëpunimi me profesionistë të njohur në këtë fushë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026