Doda: Partia Mundësia nuk konkurron me mashtrime, por me ndryshim
Kandidatja për deputete e partisë “Mundësia”, Barbara Doda ishte këtë të diel e ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka thënë arsyet e saj se përse votuesit në Shqipëri duhet të votojnë partinë që ajo përfaqëson e jo partitë e vjetra
Sipas saj partia “Mundësia” do të sjell ndryshim në vend, ndërsa u shpreh se për sa i takon premtimeve, kjo parti nuk mund të konkurrojë me partitë e vjetra, pasi sipas saj premtimet e ardhura nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë mashtrime.
“Ne Ramën dhe Berishën nuk i konkurrojmë dot me mastrime. Ata kanë 34 vite që premtojnë të njëjtat gjëra. Edhe 4 vite më parë në hapje të fushatës ishte Erion Veliaj ai që kërcente, sot kërcen Belinda Balluku. Erion Veliaj është në burg, zonja Balluku është duke u hetuar.
Në këtë kuptim për Partinë Socialiste nuk ka më ndryshim. Kur bëhen zgjedhje janë ose për të ruajtur status quo-n ose për ndryshim, partitë e vjetra janë për të ruajtur status quo-n, ne jemi për ndryshim”,-tha Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta