Festa e dyfishtë/ Vora zyrtarisht kampione, Flamurtari në Superligë pas pesë vitesh
Këtë të diel, Vora u shpall zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë, duke siguruar ngjitjen në Superligë, pavarësisht humbjes në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit.
Nga ana tjetër, Flamurtari me këtë fitore siguroi ngjitjen e tij në Superligë, pas një periudhe të gjatë pritjeje. Goli i Ememe vulosi fitoren dhe triumfin e vlonjatëve.
Pas pesë vitesh, Flamurtari kthehet në elitën e futbollit shqiptar, duke mbushur me gëzim tifozët e klubit.
Besa fitoi 1-3 kundër Valbonës, por kjo fitore nuk i garantoi ngjitjen direkte në Superligë duke bërë që Kavajasit të kërkojnë mundësinë e ngjitjes përmes ‘play-off’-it.
Po ashtu, skuadrat që renditen në vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë, Burreli, Pogradeci dhe Apolonia, do të përballen në ‘play-off’ për të siguruar një vend në elitë.
Valbona dhe Erzeni ranë direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa Kukësi dhe Kastrioti do të përballen në një ndeshje ‘play-out’ për të siguruar mbijetesën në këtë kategori.
Manfredas Ruzgis i Vorës u shpall golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë me 24 gola të shënuar gjatë këtij sezoni.


LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër