Titulli në basketboll për femra, Flamurtari kurorëzohet kampion
Flamurtari në basketboll për femra është shpallur kampion, pasi mposhti në finalen e tretë Tiranën në shifrat 63-53. Ky ishte titulli i 26-të në historinë e klubit.
Basketbolli vlonjat ka rrëmbyer një tjetër trofe, duke fituar titullin në kampionatin kombëtar për femra, pas një fitore me shumë meritë përballë Tiranës, të cilën Flamurtari e mposhti në të treja finalet. E fundit ajo e luajtur të mërkurën, e mbyllur në shifrat 63-53, por me dominim absolut të vendëseve. Ky ishte titulli i 26-të në historinë e klubit vlonjat që e mbyll me tripletë, pas triumfit në Ligën Unike dhe Superkupë.
“Jam shumë e lumtur. Një Superkupë, një Super Ligë Unike e një super kampionat. Një super ndeshje, ishte ndeshja më e mirë e të gjithë kampionatit,” deklaroi shefja e klubit shumësportësh “Flamurtari”Elona Hasanaj
Ndërkohë trajneri Agim Dalipi u shpreh: “Ishte një ndeshje që e kontrolluam dhe falë vajzave që sakrifikuan, që kanë bërë një kampionat të shkëlqyer, arritëm të shpallemi kampion.”
“Falë seriozitetit, punës dhe miqësisë, ky ekip ka qenë një ekip i veçantë. Për punën, përkushtimin dhe dëshirën që kanë treguar në fushë dhe miqësinë jashtë fushe, të cilat u treguan në fushë në një seri 3 me 0 që dolëm kampion,” deklaroi basketbollistja Tea Memushi.
Ky ishte një tjetër sukses për Flamurtarin, i cili ka treguar dhe një herë tjetër se mbetet një ndër skuadrat më të forta të ligës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë