Lamtumira e një kampioni, Jamie Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vitesh
Sulmuesi Jamie Vardy ka njoftuar largimin nga Leicester City në fund të sezonit, pas 13 vitesh të kaluara me skuadrën, me të cilën debutoi në vitin 2012.
Vardy cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në historinë e klubit, me një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit kampion të Premier League në sezonin 2015-2016.
I njohur për historinë e tij inspiruese, Vardy e nisi karrierën nga kategoritë e ulëta të futbollit anglez dhe u shpall kampion me Leicester Cityn, duke u bërë një legjendë e vërtetë e klubit.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës që ka fituar gjithashtu katër trofe të tjerë, duke lënë një pasuri të madhe në historinë e klubit.
Kontrata e tij skadon këtë verë, dhe me 38 vjeç, është e pamundur që të vazhdojë një rrugëtim të përbashkët me Leicester Cityn, i cili vitin e ardhshëm do të luajë në Championship.
Presidenti i klubit e ka vlerësuar shumë kontributin e tij, duke thënë: “Ai është një lojtar i veçantë dhe një person akoma më i veçantë. Ai mban një vend në zemrat e të gjithëve që janë të lidhur me Leicester City dhe ka respektin dhe dashurinë time më të thellë. Unë jam pafundësisht mirënjohës për gjithçka që ka dhënë këtij klubi.”
Jamie Vardy ka realizuar më shumë se 200 gola në afro 500 paraqitje me Leicester Cityn.
Ai ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për mënyrën e jetesës, duke pohuar se performanca e tij e shkëlqyer bazohej në konsumimin e dy ekspresëve dhe pijeve energjike para çdo ndeshjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik