Ekipi i Milanit nis kampin e parë të fëmijëve në Kosovë

25 Prill 2025 | 16:37

Ekipi i Milanit ka njoftuar fillimin e Kampit të Parë Milan Junior në Kosovë, në partneritet me KFV Prishtina dhe Komunën e Prishtinës. Kampi do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 korrik 2025, në Kampin Nacional të Futbollit në Hajvalia, Prishtinë, qendra zyrtare stërvitore e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampi do të mirëpresë djem dhe vajza të moshës 6 deri 17 vjeç, duke ofruar trajnime të nivelit të lartë bazuar në metodën e AC Milan. Trajnerët e certifikuar të klubit do të udhëheqin stërvitje që përfshijnë zhvillimin teknik dhe fuqizimin personal të lojtarëve të rinj.

Ky kamp shënon rikthimin e AC Milan në Prishtinë, pas vizitës së Ekipit të Parë të Milanit në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026