Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi

28 Prill 2025 | 08:51

Të dielën u zhvilluan ndeshjet për javën e 34-t të Serie A, ku Napoli bëri detyrën në shtëpi ndaj Torinos dhe triumfoi 2-0 falë dopietës së Scott McTominay.

Me këtë fitore, skuadra e Antonio Contes mori kreun e renditjes dhe tani udhëheq me 74 pikë, duke shfrytëzuar hapin fals të Interit.

Nga ana tjetër, Interi u mund në shtëpi nga Roma me rezultatin 0-1, duke rënë në vendin e dytë të klasifikimit.

Pas këtij rezultati, skuadra e Simone Inzaghit është me 71 pikë dhe ka humbur mundësinë për të qëndruar në krye të renditjes, ndërkohë që Napoli është në një rrugë të shkëlqyer dhe kërkon ta shfrytëzojë kalendarin e mbetur për të marshuar drejt titullit të Serie A.

Në duelin tjetër, Milani siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Venezias, ndërsa Juventusi mundi Monzën 2-0, duke u afruar më shumë me zonën Champions.

Interi ka pësuar tri humbje radhazi dhe tashmë duhet të shpresojë në rezultatet e ardhshme për të mbajtur shpresat për titullin ndërkohë që me këtë rezultat ka zbritur në vendin e dytë me 71 pikë, tre më pak se Napoli.

Atalanta e Gjimshitit barazoi 1-1 me Leçen, dhe shpresat e saj për një vend në Europë po veniten.

Rezultatet 27 prill 2025

12:30 Como 1-0 Genoa

12:30 Venezia 0-2 Milan

15:00 Fiorentina 2-1 Empoli

15:00 Inter 0-1 Roma

18:00 Juventus 2-0 Monza

20:45 Atalanta 1-1 Lecce

20:45 Napoli 2-0 Torino

Këto rezultate shënuan fundin e javës së 34-t të Serie A, ku Napoli tani kryeson me 74 pikë, duke lënë pas Interin që ka 71 pikë.

Ndeshjet 28 prill 2025

18:30 Udinese vs Bologna

20:45 Lazio vs Parma

20:45 Verona vs Cagliari

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026