Përcaktohet kalendari i “Final 4”, kur do të luhen ndeshjet dhe kur hidhet shorti

28 Prill 2025 | 13:59

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4” për edicionin 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, ku do të përcaktohet ekipi kampioni i këtij sezoni dhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

Të gjitha ndeshjet e fazës përfundimtare do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025.

Ndeshjet do të nisin me gjysmëfinalen e parë më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të luhet më 5 maj. Takimi për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të zhvillohet më 12 maj.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, janë përcaktuar edhe vazot e ekipeve për “Final 4”.

Egnatia dhe Vllaznia do të jenë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë përfshirë në vazon e dytë.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinalistë do të hidhet më 29 prill, në orën 11:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Përveç shpërblimeve financiare, ekipet që do të kualifikohen në këtë fazë do të përfitojnë edhe mundësinë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare.

Ekipi kampion do të sigurojë një vend në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre skuadrat e tjera do të garojnë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026