Bayern Mynih feston titullin e 34-të, Harry Kane më në fund kampion
Bayern Mynih është shpallur kampion i Bundesligës gjermane për herë të 34-të në histori ndërsa ky është titulli i parë për sulmuesin britanik Harry Kane.
Skuadra e Vincent Kompany u kurorëzua kampione nga shtëpia, pasi Leverkusen, me një hap të gabuar ndaj Freiburgut, i dha mundësinë bavarezëve të festojnë dy javë para fundit.
Me një diferencë prej 8 pikësh, asgjë nuk mund të ndryshojë më, duke bërë që Leverkusen ta dorëzojë shumë shpejt titullin, përballë një Bayerni që këtë sezon është përballur me shumë probleme.
Megjithatë, këto vështirësi nuk e penguan ekipin rekordmen të Gjermanisë të arrijë titullin e 34-t.
Bayern ka fituar 11 tituj radhazi që nga viti 2012. Sezonin e kaluar ishin “aspirinat” e Xabi Alonsos që fituan kampionatin, por këtë vit trofeu kthehet sërish në Mynih.
Në 32 javë të kampionatit gjerman këtë sezon, Bayern numëron 23 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje.
Me 93 gola të shënuar dhe vetëm 32 të pësuar, bavarezët konfirmohen si skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë.
Sfida e fundit ishte ajo ndaj Leipzig, që u mbyll në barazim 3-3, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje: kundër Moenchengladbach në shtëpi dhe Hoffenheim në transfertë.

LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi