Kontratë Lobimi me SHBA-në: Berisha: Ja çfarë po depozitohet në administratën Trump

6 Maj 2025 | 23:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të martë në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe për kontratën e lobimit të PD me këshilltarët e Donald Trump. I pyetur se pse i duhej PD-së kjo kontratë dhe a është një kontratë që i vlen më shumë Berishës apo PD-së, Berisha e quan si diçka e vlefshme për vetë Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Më tej ka zbërthyer rolin e Administratës Trump brenda kësaj kontrate.

“I vlen Shqipërisë sepse duhet të bëjmë të plotë autopsinë e narkoshtetit pranë administratës së Donald Trump. Kjo autopsi e shtetit është kushti i të gjitha kushteve për të rivendosur marrëdhëniet miqësore intensive të Shqipërisë me SHBA-të. Kjo autopsi është kushti që në bashkëpunim me SHBA-të, të punojmë fort për të shpallur grupe terroriste bandat e Edi Ramës, në Elbasan, Shkodër, Durrës e kudo që janë.

Trump dekretoi trafikantët e drogës grupe terroriste. Ne po punojmë dhe do të punojmë fort që grupet shqiptare të futen në grupe terroriste, ti shpallim si të tilla. Ka 12 vjet që s’ka një investitor serioz në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka për të tërhequr investimet e mëdha, ndaj dhe kjo kontratë lobimi na shërben edhe për këtë gjë, është shumë më e gjerë nga sa flitet. Kjo kontratë lobimi është për çdo shqiptar. Janë demokratët, patriotët që kërkojnë të shohin Shqipërinë të madhe, dhe krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avoketërit më të shquar të SHBA-ve, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve. Kjo është një gjë e jashtëzkonshme. Ne kemi pranuar ndihmën e një fondacioni të bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me paratë që po dhurohen nga kjo kontratë lobimi nëse janë të rregullta, kreu i PD-së vë në dukje se: “Fondacioni është transparent, i ngritur në përputhje me ligjin e SHBA-ve që kanë rregullat më rigoroze të transparencës financiare”.

Berisha foli edhe mbi listat e donatorëve, ndaj të cilave shprehet se PD nuk ka të bëjë me këto lista pasi nuk është një kontratë e PD-së.

“S’kemi asnjë lidhje me listat. Kjo nuk është kontratë e jona, ne thjeshtë pranojmë shërbimin. Nga arka e PD-së ska ardhur dhe dalë asnjë qindarkë, e tëra është veprimtari e një fondacioni atdhetarësh që duan të nxjerrin Shqipërinë nga narkoshteti.

Kontrata mund të rishqyrtohet çdo muaj, fondacioni vetë e shqyrton. PD nuk është palë në kontratë. Është një kontratë që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me lobimin për interesa të shqiptarëve pranë Administratës së SHBA-ve”, u shpreh Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026