“Zgjedhjet ishin farsë elektorale”, Berisha: SPAK-u heshti para krimeve zgjedhore

20 Maj 2025 | 13:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të martë një tjetër konferencë për shtyp, ku vijoi të kontestojë procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si një “farsë elektorale”.

“Këto nuk ishin zgjedhje, kjo ishte një farsë e turpshme elektorale, më e turpshmja në 32 vite pluralizëm. Me 11 maj ndodhi një gjëmë për demokracinë shqiptare”, deklaroi Berisha para mediave.

Berisha akuzoi institucionet shtetërore dhe SPAK-un për mosveprim dhe heshtje përballë, siç u shpreh ai, “veprimeve kriminale të bandave të lidhura me pushtetin”.

Ai kritikoi ashpër insitucionet e drejtësisë, duke theksuar se drejtuesit opozitarë janë përballur me presion politik dhe ndalime të motivuara nga interesa politike.

“E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, se si SPAK-u i Dumanit heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera”,  tha Berisha.

Duke e krahasuar situatën me regjime autoritare, Berisha u shpreh se “zgjedhje të tilla” nuk i kishte imagjinuar në Shqipërinë e vitit 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026