Kush janë të “fortët” e arrestuar në restorantin në Lalëz, detaje nga operacioni

23 Maj 2025 | 10:11

Policia ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës pasi kishte marrë informacione se një grup personash po qëndronte në ambientet e lokalit dhe ishin të armatosur.

Pas këtij informacioni, forcat speciale kanë ndërhyrë duke arrestuar 7 persona me precedentë të rrezikshëm kriminalë, të cilët ndodheshin të ulur në të njëjtën tavolinë.

“Ditën e djeshme, Policia e Durrësit siguroi informacion se disa shtetas të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndodheshin në një restorant në Gjirin e Lalzit dhe dyshohej se ishin të armatosur. Shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit, ku ndodheshin shtatë persona të ulur në një tavolinë, prej të cilëve tre rezultuan me rrezikshmëri të lartë. Gjatë operacionit u arrestuan të shtatë shtetasit, ndërsa nga kontrolli fizik u sekuestruan katër armë zjarri tip pistoletë me fishekë në folé, të gatshme për qitje, që dyshohet se i mbanin me vete në mënyrë të paligjshme”, thotë policia.

Të arrestuarit janë:

  • Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas urdhrit të Gjykatës së Breshias (Itali) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Plaku ishte arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë kontrollit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
  • Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër. I kërkuar nga SPAK dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit iu gjetën dy dokumente të falsifikuara dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole.
  • Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet dhe rezident në Holandë. I shpallur në kërkim për “Trafikim mjetesh motorike” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, lidhur me një hetim për vrasje me armë zjarri në Shkodër. Iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole në çantën personale.
  • Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet. Akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
  • O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
  • F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat vepra penale.
  • A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë operacionit, përveç armëve të zjarrit, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në euro dhe sende të tjera me interes hetimor.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të kësaj grupi dhe lidhjet e tyre me ngjarje të rënda të ndodhura në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026