“Një djalë i vogël nga Vlora pjesë e Milanit”, reagim i ndjerë nga djali i Tares
Menjëherë pas zyrtarizimit të Igli Tares si Drejtor Sportiv i ekipit të parë të Milanit, ka ardhur një reagim tepër i ndjerë nga djali i tij, Etienne.
Në një postim emocionues në Instagram, ai shpreh krenarinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për të atin, duke theksuar se kjo arritje është realizimi i një ëndrre të madhe familjare.
Etienne shkruan se është krenar që ndjek shembullin e një njeriu si babai i tij, i cili, sipas tij, ka ardhur nga asgjëja dhe ka arritur të pamundurën – nga një djalë i vogël nga Vlora, në drejtues teknik i një prej klubeve më të mëdha në botë.
“I dashur babi,
Nisa ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë, kur dëgjova se do të firmosje me ekipin e ëndrrave të tua.
Sot ka ardhur ajo ditë – dhe më në fund këtë mesazh mund ta përfundoj.
Një ëndërr është bërë realitet – për ty dhe për gjithë familjen tonë.
Babi, ç’të them? Është e pabesueshme.
Jam jashtëzakonisht krenar që kam një njeri si ti si shembull në jetën time.
Ke ardhur nga asgjëja dhe ke arritur të pamundurën!
Një djalë i vogël nga Vlora që ëndërronte një ditë të bëhej pjesë e Milanit… dhe ja ku je tani. Ia dole.
Jemi shumë krenarë për ty dhe gjithmonë do të të mbështesim.
Jam i sigurt se do të bësh një punë të jashtëzakonshme me klubin tënd të ri.
Të uroj gjithë të mirat dhe shumë fat në këtë aventurë të re.
Të dua shumë, babi.
Etienne”. shkruan djali i Tares.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve


