Rikthehet Liga e Kombeve, gjysmëfinalja e parë Gjermani-Portugali
Gjermania dhe Portugalia zbresin në fushë në mbrëmje në Ligën e Kombeve, e cila rikthehet me fazën gjysmëfinale. Vetëm njëra prej këtyre ekipeve avancon më tej, ndërsa dueli i sotëm gjen vend në Allianz Arena, aty ku pak ditë më parë u luajt finalja e Champions League. Në këtë fazë, ndeshjet janë teke; skuadra që fiton avancon më tej, ku pret fituesin e çiftit Spanjë-Francë. Të dielën mbyllet gjithçka.
Gjermania cilësohet favorite përballë Portugalisë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve, teksa kujtojmë se dueli i fundit i luajtur mes tyre është ai i vitit 2021, ku panzerat fituan në shifrat 4-2. Gjermanët kanë qenë gjithmonë një ters për luzitanët, të cilët nuk kanë mundur të marrin dot rezultat pozitiv asnjëherë në 5 sfidat e fundit mes tyre. Këtë herë gjërat janë ndryshe: ekipi i Nagelsmann vjen me shumë ndryshime, një skuadër në periudhë rotacioni, ndërsa në anën tjetër, atmosfera është më pozitive te Portugalia, e cila e ka kaluar ngërçin, ndërsa në fushë do të jetë lideri Cristiano Ronaldo.
Të dy teknikët, si Roberto Martinez edhe Julian Nagelsmann, e vlerësojnë këtë kompeticion, ku kanë shprehur dëshirën për fitimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump