Media serbe ndan pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

6 Qershor 2025 | 10:18

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas, janë shfaqur edhe përfaqësues të mediave serbe. Gazeta e përditshme “Kurir” ka publikuar materiale video dhe fotografi nga stërvitja, duke pranuar hapur se e ka ndjekur seancën jashtë hapësirës së autorizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një artikull të botuar me titull provokues “Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, media serbe jo vetëm që pranon ndjekjen e stërvitjes, por edhe e paraqet si një “arritje”, duke përshkruar detaje nga puna taktike e trajnerit Silvinjo dhe përgatitjet e skuadrës kuqezi në prag të sfidave të radhës.

Veprimi ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me masat e sigurisë në kampin stërvitor të Shqipërisë, pasi mbetet e paqartë se si gazetarët serbë kanë mundur të qëndrojnë për një kohë të gjatë pranë fushës, pa u ndaluar nga personeli përkatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026