Derbi i Ballkanit mbyllet në paqe 0 – 0, Shqipëria dhe Serbia ndajnë pikët

7 Qershor 2025 | 21:02

Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë pozitive me disa raste për gol, ku momenti kulminant ishte penalltia e fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë, por e cila u shpërdorua nga sulmuesi Rey Manaj, pasi portieri serb priti gjuajtjen e tij.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti një lojë të mirë dhe konstante, por nuk arriti të shënojë, duke mbyllur pa gola derbin e Ballkanit, i cili u luajt në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria renditet e dyta në Grupin K me 4 pikë, ndërsa grupi kryesohet nga Anglia me 9 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Letonia me 3 pikë, Serbia me 1 pikë, dhe Andorra pa pikë.

Zhvillimet kryesore minutë pas minute

90+6’Ndeshja përfundon me barazim 0-0, gjyqtari Davide Massa përfundon takimin

90′ Jepen 6 minuta shtesë

85′ Ndërrim te Shqipëria, Ylber Ramadani hyn në lojë në vend të Juljan Shehut

77′ Gjyqtari sinjalizon për zëvendësim. Luka Joviç hyn në fushë, duke zëvendësuar Aleksandar Mitroviç, i cili është dëmtuar dhe nuk mund të vazhdojë ndeshjen

76′ Armando Broja i le vendin Myrto Uzunit

69′ Dragan Stojkovic bën dy zëvendësime: Jan-Carlo Simiç zëvendëson Aleksa Terziç, ndërsa Andrija Maksimoviç zëvendëson Lazar Samardziç

63′ Sylvinho futën Nedim Bajramin në vend të Arber Hoxhës

62′ Rey Manaj largohet nga loja dhe zëvendësohet nga Mirlind Daku

54′ – Thomas Strakosha bën një pritje fantastike pas një tentativi me kokë të Aleksandar Mitrovic, duke dërguar topin në këndore.

46′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes

45+2′ Mbyllet pjesa e parë dhe lojtarët i drejtohen dhomave të zhveshjes

45+2′ Rey Manaj vendos topin në pikën e penalltisë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë. Por goditja e tij nuk është e fortë, duke i dhënë mundësi portierit Djordje Petrovic të bëjë një pritje të shkëlqyer.

VIDEO/Penalltia e humbur nga Rey Manaj

45+1′ Rey Manaj merr përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe po përgatit topin.

45+1′ Gjyqtari Davide Massa vëren një faull nga Lazar Samardzic dhe jep penallti për Shqipërinë, duke iu dhënë ekipit një shans të madh për të shënuar.

28′ Përqindja e zotërimit të topit është 49% për Shqipërinë dhe 51% për Serbinë.

19′ Kartoni i verdhë për Berat Gjimshitin pasi ndali kundështarin me një ndërhyrje të ashpër

17′ Armando Broja përplaset nga kundështari në një inkursion të tij, Strahinja Pavloviç ndëshkohet me karton të verdhë

11′ Mitaj lëshon një predhë qëndrore e cila grushtohet nga portieri serb

8′ Andrija Zivkoviç shmang një mbrojtës shqiptar dhe lëshon një goditje nga distanca drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Thomas Strakosha është i pozicionuar mirë dhe kontrollon pa vështirësi. Serbia fiton një goditje nga këndi.

1′ Ndeshja ka startuar! Shqipëria e nis e para topin nga mesi i fushës.

0′ Këndohen himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa tifozët shqiptarë menjëherë pas mbarimit të himnit serb kanë fishkëllyer.

—————————————————————————————————-

Trajneri Sylvinho e nisi këtë përballje me Strakoshën në portë. Në mbrojtje ishin Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë e nisi me Shehun, Laçin, Asllanin dhe Hoxhën, ndërsa në sulm ishin Broja dhe Manaj.

Nga ana tjetër, trajneri serb ka filluar me Petrovic në portë. Mbrojtja përbëhej nga Pavloviç, Milenkoviç dhe Erakoviç.

Në mesfushë filluan Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm ishin Vlahoviç dhe Mitroviç.

Kjo sfidë iu besua një grupi gjyqtarësh italianë, me arbitrin Davide Massa në krye.

Shqipëria ka regjistruar deri tani një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy ndeshjet e para të grupit ndërsa për Serbinë kjo është ndeshja e pare në grup.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026