Nga kitara te mobileria, muzikanti lë Filipinet për të punuar në Shqipëri

25 Qershor 2025 | 17:41

Të huajt që vijnë në Shqipëri mbartin me vete një sërë historish të veçanta. Gazetarja Ortensa Budlla sjell historinë e Ruben Sorrera-s, një muzikant 52-vjeçar nga Filipinet, i cili sot punon në një fabrikë mobiljesh në Shijak.

Ruben ka lënë pas një karrierë muzikore për të ndjekur një mundësi të re jetese në Shqipëri, pas vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të gjetur punë në vendin e tij.

“Kam nëntë muaj që punoj këtu. Në Filipine ishte shumë e vështirë të gjeja punë për shkak të moshës sime. Pasi kalon të 50-at, nuk të pranojnë më për punë. Mendojnë se je shumë i vjetër,” thotë Ruben.

Dikur pjesë e një bande muzikore, ai jetonte një jetë të qetë, por të mbushur me vështirësi për shkak të stresit të punës si elektricist. Ndërsa në Shqipëri, edhe pse puna në fabrikë është fizike, ai ndjehet më i qetë dhe i vlerësuar.

“Në Filipine isha elektricist dhe puna ishte shumë stresuese mendërisht. Këtu më thonë çfarë të bëj dhe e bëj. Punë, punë, shumë punë – jo gjumë! Kur po pushon pak, të thonë: ‘O, jo gjumë!’” thotë ai me humor.

Pasionin për muzikën nuk e ka lënë pas. Kitara e tij është shoqëruesja e pandarë në momentet e vetmisë.

“Kur ndihem vetëm, luaj muzikë. Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe luaj deri në 8. E njëjta gjë edhe në darkë,” tregon ai.

Edhe pse larg familjes dhe vajzës së tij 14-vjeçare që jeton në Filipine, Ruben është i vendosur të vazhdojë këtë kapitull të ri në jetë. Ai e sheh Shqipërinë si një mundësi më të mirë për të siguruar të ardhura dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

“Të ardhurat këtu janë më të mira se në Filipine. Atje, pas 25 vitesh punë, fitova vetëm 2400 euro. Kisha për të paguar qira, sigurime, taksa të larta. Ndërsa këtu, kompania mbulon shumicën e shpenzimeve, gjë që më lejon të kursej më shumë,” përfundon ai.

Historia e Rubenit është një shembull frymëzues i kurajos për të nisur nga e para, pavarësisht moshës apo sfidave që sjell jeta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026