Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli
Ka përfunduar dëshminë vëllai i Liridonës Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Leonard Ademaj, gjatë dëshmisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka treguar se si e kanë përjetuar fëmijët e Liridonës, pasi i takoi në Suedi.
“Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan qe kanë qenë në veturë kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto: Hajni e ka futur dorën dhe ja ka bërë mamit bam. Po ashtu, tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënëve të tyre, të cilin e marrë unë, fjalët e tyre janë të po këtij lloji”, deklaroi Vëllai i Liridonës.
Ai është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e saj.
“E kam një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo raportin tonë?”, pyet Naim Murseli.
“Jo nuk është ankuar, përveç që para disa muajve para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit me një të afërm. Por që ajo vet e kishte e zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj“, përgjigjet Leonard Ademaj.
Murseli pati pyetje edhe sa i përket motiveve që përmend në aktakuzë.
“Në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financa, dhe me kinse sigurim jetësor, që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, nuk dihet asgjë më tepër, motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhtuar, cilit motiv i beson Leonard Ademaj”, deklaroi Naim Murseli.
Ademaj tha se akuzat për tradhti ka ardh nga Naimi, derisa për motivin tjetër përmendi atë që thuhet në aktakuzë.
“Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar, e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, e din ti më mirë ku vlen se ja ke bërë vetëm asaj. E din mirë kur i ke thënë babit në shtëpi, ‘Hajdar ja kam maru një sigurim Liridonës qe nëse e gjen diçka përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen. Përveç versionit të tradhtisë, dy versionet tjera i besoj plotësisht”, theksoi Leonard Ademaj.
Seancat e radhës në këtë rast gjyqësor janë caktuar për 22 shtator, 6 dhe 10 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West