Homazhet për Anagnostin, Berisha: Ishte i pamëshirë për të përsorur artin e tij
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në homazhet për nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Berisha është ndalur përpara mediave për të folur për figurën e tij, i cili duhet theksuar ka mbajtur postin dhe e ministrit të Kulturës gjatë mandatit të parë të Partisë Demokratike, ku Berisha ka qenë President i Republikës.
Nga ana tjetër Anagnosti ka qenë dhe deputet për dy legjislatura i Partisë Demokratike.
“Mbasi përcjellim për në banesën e fundit një kolos të vërtet dhe të gjenisë artistike të kombit shqiptar, Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve dhe regjisorëve dhe skenaristëve shqiptar më të shquar të vendit. Ai lë një trashëgimi që do jetoj në jetë të jetëve. Ai ishte i pamëshirë për të përsosur veprën e tij. Ai që në vitit 90 u angazhua në përmbysje të diktaturës dhe në dy legjislatura ishte deputet i PD-së. Ishte një personalitet i rrallë dher do mbahet mend në memorien e kombit.“-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Përpjekje për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit
Berisha reagon mbi akuzat e Trump ndaj Sorosit: Akt historik, ja pse e mbështes
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës