Manjani tregon pritshmëritë për qeverinë e re Rama: Ndryshim në ambalazh, por…
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani foli mbi pritshmëritë e tij në lidhje me mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama.
Manjani u shpreh se ka ikur koha kur kishte ministra me personalitet politik.
Sipas tij, ndoshta qeveria që do të formohet më 11 shtator do të sjellë diçka të re vetëm në aspektin e “ambalazhit” dhe të marketingut në mënyrën si prezantohen gjërat, por për të, nuk do të ketë ndonjë ndryshim real.
“Jam më shumë i interesuar për thelbin e qeverisë, jo për debatin ‘xhaketa të vjetra’ apo ‘xhaketa të reja’. Filozofia ime për ndërtimin e një qeverie, ashtu siç e kam në mendje, ka rënë prej vitesh. Që prej vitit 2006 ose 2007 nuk kemi më ministra që janë personalitete politike. Modeli i qeverisjes me personalitete politike ka rënë. Në atë kohë kishim figura si Ridvan Bode te PD apo Angjeli te socialistët. Sot nuk ekziston më një model i tillë. Që prej vitit 2008 e në vazhdim, kjo mënyrë qeverisjeje është shuar. Sot është e vështirë të shohësh gjëra të reja. Mund të kemi ndonjë ‘ambalazh’ të freskët, ndonjë ndryshim në marketing apo në mënyrën si prezantohen gjërat. Por kushdo që të jetë ekipi i ri, unë i uroj sukses. Megjithatë, unë mbetem i angazhuar për të parë çfarë do të ndodhë realisht me qeverisjen në vend”, – deklaroi Manjani.
Ai tha se vendi po shkon drejt një centralizimi dhe theksoi se Edi Rama po përgatitet për zgjedhjet lokale, ndërsa veprimet aktuale të tij janë pjesë e kësaj strategjie.
“Sipas meje, vendi po shkon drejt një centralizimi. Edi Rama po e përgatit vendin për zgjedhjet lokale, duke bërë tani punët e vështira, sa kohë që populli është ende ‘i nxehur’ politikisht. Po i hyn territorit të reformave që zakonisht nuk bëhen në vite zgjedhore. A është ky model i mirë apo i keq? Kjo është një temë që duhet të debatohet publikisht”, – shtoi ai.
Ndër të tjera, Manjani ngriti shqetësimin për nevojën e një reforme zgjedhore dhe trajtoi çështjen e mënyrës së votimit:
“Jam i interesuar të kuptoj çfarë do të ndodhë me reformat e mëdha në vend. E keni dëgjuar edhe presidentin Trump, që thotë se vota me postë është korrupsion. Duhet të shihet kjo gjë seriozisht. Ka nevojë reale për një reformë zgjedhore. A do lejojmë që njëri të votojë nga shtëpia dhe tjetri të qëndrojë në radhë në qendër votimi? Duhet të merren disa vendime edhe në aspektin demokratik. Ose do të shkojmë drejt një situate ku dikush voton, dikush bën ç’të dojë, dhe s’ndodh asgjë.”
Në vijim të intervistës, Manjani ishte kritik edhe ndaj sistemit të drejtësisë, të cilin e quajti të zhytur në “ekstremizëm gjyqësor”.
“Jam gjithashtu i interesuar nëse qeverisja e re, në mandatin e saj, do të bëjë diçka për ekstremizmin në drejtësi. Politika ka mëkatet e saj, por edhe drejtësia i ka mëkatet e veta. Këtu shohim vetëm burg, burg, burg – dhe kaq. Pyetja është: çfarë do të ndodhë me këtë fenomen? Sepse në fund, është vetë drejtësia që po shkatërron reformën në drejtësi me ekstremizmin e saj”, – u shpreh ai.
Në fund, Manjani i bëri thirrje kryeministrit Rama që të jetë bashkëpunues dhe konsensual me opozitën, duke përmendur marrëveshjen e njohur mes Nanos dhe Berishës si një model për t’u ndjekur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta