Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve 2025-26
Me fillimin e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve që afrohet, analizat dhe parashikimet për edicionin 2025-26 janë intensifikuar. Një nga burimet më të besueshme në fushën e statistikave sportive, Opta, ka publikuar së fundmi projeksionet e saj për rrjedhën e kompeticionit, të bazuara në 10,000 simulime të ndryshme.
Sipas rezultateve të simulimeve, Liverpooli vlerësohet si favoriti kryesor për të triumfuar në turne, me 20.4% shanse për të fituar trofeun.
“Të kuqtë”, të cilët vijnë në këtë sezon si kampionë aktualë të Premier League dhe pas një merkatoje mbresëlënëse, kryesojnë listën përpara Arsenalit dhe kampionëve aktualë të Evropës, PSG-së.
Top 10 favoritët për sezonin 2025-26, sipas Opta-s:
- Liverpool – 20.4%
- Arsenal – 16%
- PSG – 12.4%
- Manchester City – 8.4%
- Barcelona – 8.4%
- Chelsea – 6.2%
- Real Madrid – 5.6%
- Inter – 3%
- Newcastle – 2.8%
- Bayern Munich – 2.5%
Sipas algoritmit të përdorur nga Opta, ekipet jashtë kësaj liste kanë gjasa minimale për të fituar më pak se 2% për secilën, pavarësisht historisë apo dominimit në kampionatet e tyre kombëtare.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse këto parashikime bazohen në analizë të avancuar statistikore, futbolli mbetet një sport i paparashikueshëm. Opta vetë nënvizon se ky është një model probabilitar dhe jo një profeci, duke marrë parasysh formën aktuale, historikun në kompeticion dhe të dhëna të tjera statistikore për secilën skuadër.
Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të nisë zyrtarisht javën e ardhshme, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në qershor të vitit 2026. Me rikthime të bujshme, prani të emrave të mëdhenj dhe dëshirën e shumë skuadrave për të shkruar historinë, ky edicion pritet të jetë një ndër më emocionuesit e viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik