Champions League: Newcastle sfidon Barcelonën, Man City përballet me ish-kapitenin

18 Shtator 2025 | 12:18

Mbrëmjen e së enjtes mbyllet java e parë e fazës së ligës, ku të tjera përballje interesante premtojnë spektakël, një prej tyre Newcastle-Barcelona, por dhe Manchester City që sfidohet nga Napoli në Etihad.

Lajmi i keq për katalanasit është mungesa e fenomenit spanjoll Lamine Yamal, por Hansi Flick e ka gati formacionin që do të ndeshet me qymyrxhinjtë. Kjo nuk është hera e parë që këto dy ekipe sfidojnë njëra-tjetrën, pasi më herët blaugranët kanë fituar 3 herë kundrejt 1 triumfi të kundërshtarit, por kjo bëhet fjalë për dy dekada më parë.

Paralelisht luhet dhe një tjetër sfidë interesante, ajo mes Manchester Cityt dhe Napolit. Një detaj interesant është se me kampionët e Italisë aktivizohet ish-kapiteni i qytetarëve Kevin De Bruyne, por dhe ish-lojtarët e Djajve të Kuq McTominay dhe Rasmus Hojlund. Në 4 ballafaqimet e mëparshme Man City ka fituar dy herë, 1 për Napolin dhe një duel i mbyllur në barazim. Favoritë në letër për fitimin e kësaj përballje janë anglezët.

Në fushë zbresin dhe Leverkusen, Monaco, Sporting e Galatasaray. Me interes pritet të shihen kampionët e Turqisë, të cilët kanë zhvilluar një merkato të jashtëzakonshme verore duke konfirmuar Osimhen, por afruar dhe Sane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026