Sulmet në Gaza, mediat izraelite për përjashtimin nga UEFA: Nuk do të ndodhë
Pas përhapjes së lajmeve në disa media evropiane se UEFA po shqyrton përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare për shkak të situatës së tensionuar në Gaza, mediat izraelite raportojnë se një vendim i tillë nuk do të merret këtë javë.
Sipas tyre, UEFA i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Izraelite të Futbollit, në të cilën sqarohet se nuk është planifikuar asnjë mbledhje e Komitetit Ekzekutiv për këtë javë – çka përjashton mundësinë e një vendimi të menjëhershëm.
Ideja për përjashtimin e Izraelit është shtyrë përpara nga presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili njëherësh është edhe kreu i Shoqatës së Klubeve Evropiane, me mbështetjen e Katarit. Iniciativa ka nxitur debat të gjerë në botën e sportit dhe diplomacisë, por për momentin, nuk pritet asnjë veprim konkret nga ana e UEFA-s.
Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë edhe në arenën ndërkombëtare sportive, ndërsa pritet që kjo çështje të rikthehet në diskutim në javët në vijim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat