Sherri nisi brenda shkollës, përkeqësohet gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Kamëz

2 Tetor 2025 | 14:17

Gazetarja, Ortensa Budlla në një lidhje direkte me Thimi Samarxhiun në “Euronews Now” ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e dy 16-vjeçarëve në Kamëz. Budlla ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes nxënësve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe gjimnazit profesional.

Sherri mes të rinjve ka vijuar jashtë ambienteve të shkollës dhe ka rezultuar me plagosjen e dy 16-vjeçarëve. Gazetarja e Euronews shtoi se burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se mjeti prerës ka depërtuar deri në mushkëri.

“Njëri prej dy të miturve është në gjendje të rëndë shëndetësor, ai ka një plagë të shkaktuar në gjoks. Mjeti prerës ka depërtuar në mushkëri. Është në monitorim intensiv. Ndërsa i mituri tjetër është jashtë rrrezikut për jetën. Situata është alarmante sidomos për prindërit e njëri prej fëmijëve,” u shpreh Budlla.

Ajo ka shtuar në konflikt janë përfshirë 5 të mitur nga mosha 15-17 vjeç. Dy gjimnazet ndodhen në një distancë 150 metra nga njëra-tjetrën . Konflikti ka ndodhur në shkollë dhe ka vijuar në rrugicën që bashkon dy gjimnazet.

“Nxënësit janë të shokuar fillimisht nuk e kanë ditur se çfarë ka ndodhur në pushimin e gjatë. Vetëm kur kanë dëgjuar nxënësit, vajzat duke qare se dikush po zihet dhe kanë mjete të ftohta. Policia ka reaguar menjëhere.

Prindërit kanë lënë punët, me frikën se mos kanë qenë fëmijët e tyre pjesë e konfliktit. Shumë prejt tyre kanë marrë fëmijët nga ambientet e mësimit duke ndërprerë në mes mësimin për ditën e sotme. Ata kërkojnë shtimin e masave të sigurisë dhe të oficerëve të sigurisë brenda por edhe jashtë shkollave,” shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026