Jannik Sinner fiton turneun e Vjenës, trofeu i katërt sezonal për italianin

27 Tetor 2025 | 16:28

Jannik Sinner regjistroi një tjetër sukses përgjatë këtij sezoni tejet pozitiv, ku italiani triumfoi në finalen e kompeticionit të tenisit që u zhvillua në Vjenë të Austrisë.

24-vjeçari ia doli të përmbysë disavantazhin ndaj Alex Zverev, duke bërë që në fund gjermani të renditej i dyti në këtë garë, me Sinner që ngre lart trofeun e katërt sezonal.

Një ndeshje e luftuar mjaft mirë nga të dy tenistët, ku Zverev e nisi shumë më mirë se kundërshtari.

Ai fitoi setin e parë me shifrat 3-6, duke konfirmuar se në këtë përballje gjërat nuk do të ishin të lehta për italianin.

Baraspesha do të vinte në setin e dytë, që përfundoi 6-3. Seti final ishte më i luftuari dhe këtë e tregoi edhe rezultati, me setin që u mbyll 7-5.

Në total 2-1, dhe Sinner merr trofeun e radhës në një vit mjaft të suksesshëm për të.

“Ishte një fillim shumë i vështirë në këtë finale për mua. Pata disa raste në setin e parë, por nuk munda t’i shfrytëzoja. Ai po shërbente shumë mirë, por unë u përpoqa të qëndroja aty mendërisht dhe të luaja tenisin tim më të mirë kur erdhi momenti”, deklaroi në fund Sinner.

Aktualisht ai renditet i dyti në botë, pasi vendi i parë mbahet nga spanjolli Carlos Alcaraz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026