Naftëtarët e Marinzës 13 ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore

27 Tetor 2025 | 21:55

Naftëtarët e kompanisë Bankers Petroleum në Marinzë ndodhen në ditën e 13-të të grevës së urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.

Vetëm pak minuta më parë, dy prej grevistëve, Eduart Mita dhe Bledar Dano, kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka mbërritur menjëherë pranë Zyrave të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë, ku u është dhënë ndihma e parë dhe kanë marrë trajtim me injeksione.

Më herët gjatë javës, përkeqësimi i gjendjes së dy prej grevistëve të tjerë bëri që ata të tërhiqeshin nga protesta, duke e reduktuar në tetë numrin e punonjësve që vazhdojnë grevën e urisë.

Naftëtarët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa autoritetet vendore po monitorojnë nga afër situatën shëndetësore të grevistëve.

Punonjësit kanë hyrë në grevë në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesave të tyre për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës nga ana e kompanisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026