Shkarkimi i Peleshit, Gjiknuri rrëzon pretendimet për “Diellën”: Ndihmë teknologjike

30 Tetor 2025 | 11:06

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur këtë enjte në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me pretendimet e PD-së për të shkarkuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

“Pabesia u tha këtu urgjenca në lidhje me ndryshimin e rregullores. Rregullorja nuk është ligj. Ne jemi Kuvend sovran. Ne bëjmë rregullat tona. Njoftuam ngritjen e disa Komisioneve dhe kjo është bërë publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për vendet në Komisione. Do të thotë, me vetëdije, e pranuat ndryshimin e rregullores. Ky është thelbi. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja është akt sovran dhe akt normativ që e shtrin vetëm brenda këtij Kuvendi. Ndaj nuk është ligj që prek palë të treta. Palët duhet të njihen. Nuk barazohet rregullorja me ligjin.

Pretendimi i parë bie dhe nuk ka asnjë vlerë.

Pretendimi i dytë, pse Kryeministri provokoi sallën? Ka detyrë të paraqesë programin, dhe Kuvendi ka detyrë ta miratojë. Ajo mbledhje ka miratimin e programit dhe të ekipit qeveritar. Vendi nuk mund të lihet me vakum.

Thanë se Kryeministri la Diellën për të folur. Kryeministri tha në fjalën e tij. Në fjalën e tij, Rama kërkoi një ndihmë teknologjike, pra një avatar, i cili nuk është ministër, pse të jetë ministër? Kryeministri, në dekretin e presidentit… Mësoni këtu, se unë them një gjë interesante: Kryeministri ka thënë, jam përgjegjës për ngritjen e Ministrisë së Programit, që u quajt Diella, mund të quhej Manhattan. Kryeministri është përgjegjës për Ministrinë e Inteligjencës Artificiale. Dikur, në 2007, Kryeministri ngriti një grup “Fuqia Bërthamore”, nuk ka asgjë të keqe. Kryeministri po paraqiste teknologjinë. Ju bëni ludizëm modern.” – tha Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026