“Bashkim Shqipëri-Kosovë” – Arsim Sinani zbulon tezën e Ukshin Hotit 42 vjet më parë

13 Nëntor 2025 | 18:56

Profesor Arsim Sinani tregoi në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania një dokument autentik të profesorit Ukshin Hoti të 42 viteve më parë, ku ai hedh tezën e bashkimit Shqipëri-Kosovë si zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Sinani zbuloi se bëhet fjalë për propozimin e projektit të disertacionit të doktoraturës të profesor Hotit e shkruar në qershor të vitit 1983, ku ai prek çështje të rëndësishme kombëtare.

“Është propozimi i projektit të disertacionit të doktoraturës që titullohet “Kosova, faktor stabiliteti i raporteve politike, mundësitë e zbërthimit të çështjes shqiptare”, është shkruar më qershor 83.

Ai tregon se ka pasur një problem dhe nuk ka mundur ta mbrojë temën në Zagreb. Thotë që problemi është se i është marrë gjatë arrestimit kjo temë dhe i është dashur ta punojë sërish, nuk ka një temë të mbrojtur të doktoraturës. Teza kryesore në këtë projekt është ajo që thotë se bashkimi me Shqipërinë është zgjidhja më ideale për Kosovë,  është i 7 qershorit 1983 dhe është shkruar në fshatin e tij të lindjes”, tregoi profesor Sinani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026