Bilall Kasami: Lëvizja BESA është e hapur për koalicion në komunat ku rrezikohet drejtimi nga shqiptarët
Maqedonia e Veriut është në prag të zgjedhjeve lokale dhe partitë politike shqiptare janë duke përgatitur strategjitë e tyre. Kryetari i forcës politike Lëvizja BESA thotë për Balkan Talks në Euronews Albania se do garojnë vetëm, por në zonat ku rrezikohet drejtimi nga shqiptarët janë të hapur për koalicion zgjedhor.
“Qëllimi jonë është të jemi një subjekt serioz politik dhe të garojmë të vetëm në zgjedhje. Në zonat ku rrezikohet të mos qeveriset në mandati e ardhshëm nga shqiptarë, ne jemi të hapur për koalicion parazgjedhore me forcat politike shqiptare në RMV,”- thotë z. Kasami.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami shprehet se koalicionet qeverisës duhet të bëhen në bazë progamore për të patur një integrim të grupeve etnike.
“Koalicioni parazgjedhor me LSD-në e kryeministrit Zaev ka qenë lëvizja e duhur për momentin në të cilin gjendet Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Duhet të kemi integrim mes grupeve etnike në RMV dhe kjo nënkupton që koalicionit të bëhen në bazë progamore dhe jo të pritet rezultati zgjedhor për të bërë koalicionin,”- shprehet z. Kasami.
Shqiptarët janë më një numër të lartë përfaqësuesish në parlament, por sërish nuk ka bashkëpunim dhe sipas z. Kasami shtrirja e dorës nga ana e tyre për bashkëpunim nuk është pritur nga partitë e tjera.
“Edhe pse jemi të përfaqësuar shumë mirë nuk shoh një gatishmëri për bashkëpunim mes forcave politike shqiptare këtu. Ne kemi tentuar të shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe nuk kemi gjetur një gatishmëri. Tani në prag të zgjedhjeve lokale do insistojmë të kemi një komunikim më të hapur dhe të ulemi të bisedojmë,”- thotë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Ligji për vendosjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime ka mbetur në vend dhe kryetari i Lëvizjes Besa tregon për Balkan Talks arsyet e kësaj ndalese.
“Ligji ndodhet në procedurë parlamentare, por fatkeqësisht kemi një parti të majtë, e cila me mbi një mijë amendamente e ka bllokuar ligjin në diskutim parlamentar. Ne po bisedojmë me partnerët e koalicionit që të gjejmë një mekanizëm ta kalojmë ketë dhe unë besoj që kjo do të tejkalohet. Kështu do të arrijmë në definimin e përcaktimit etnik në letërnjoftim,”- shprehet ai.
Pyetjes së gazetarit Franko Egro për problemet me tekstet shkollore ku shfaqet një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, z. Kasami i është përgjigjur se do largohen.
“Ideologjinë anti-shqiptare Maqedonia e Veriut e ka që kur ishte pjesë e Ish- Jugosllavisë dhe tani më tutje kjo ka ngelur si reflektim te intelektualët maqedonas të cilët janë tekst-shkrues të teksteve shkollore.Ne së bashku me z. Zaev kemi ndërhyrë dhe këto tekste do largohen”, përfundon z. Kasami, ndërsa për non-paperin e publikuar në media, kryetari i Lëvizjes BESA shprehet se nëse zbatohet do sjellë vetëm tragjedi dhe luftë. Shqiptarët sipas tij do jenë bashkë vetëm në Bashkimin Evropian.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve