U mor e pandehur nga SPAK, Bushka kërkon pushimin e çështjes ose gjykim të zakonshëm
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka këtë të premte përmes avokatit të saj ka kërkuar pushim të çështjes së saj në GJKKO dhe kalimin e çështjes në Gjykatë të zakonshme.
Sipas avokatit, Bushka kërkon pushimin e çështjes pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Më tej theksohet se kërkohet në alternativë gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë e GJKKO për shkak të humbjes së subjektit. Avokati ka kërkuar edhe kalimin e çështjes në Gjykatën e zakonshme.
Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga SPAK, lidhur me dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Prokuroret e akuzojnë Bushkën se ka penguar hetimet dhe nxjerrjen e të vërtetës.
Në dosjen hetimore thuhet se Bushka ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura