EMRI/ Kane kryeson renditjen e “Këpucës së Artë”, në top 10-she dhe një shqiptar

8 Dhjetor 2025 | 11:30

Harry Kane kryeson renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për momentin, duke kaluar Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Sulmuesi anglez shënoi në fundjavën e fundit dhe arriti 34 pikë, ndërsa Mbappé mbetet në 32 pikë. Haaland, me 15 gola dhe koeficientin 2 për 5 kampionatet kryesore europiane, grumbullon 30 pikë.

Pas tyre renditen Darko Lemajic i RFS dhe Ayase Ueda i Feyenoord, me 18 gola dhe koeficient 1.5. Emra të tjerë të rëndësishëm janë Ferran Torres dhe Igor Thiago me 22 pikë, përpara Mason Greenëood dhe Joaquin Panichelli.

Në Serie A, golashënuesi kryesor mbetet Lautaro Martinez, me 14 pikë, duke kaluar shokun e skuadrës Calhanoglu dhe Riccardo Orsolini. Kjo renditje tregon dominimin e Kane në nivel ndërkombëtar dhe pozicionin e spikatur të Lautaro në kampionatin italian, duke reflektuar performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë sezonit.

Ja renditja aktuale:

1.Harry Kane (Bayern Munich) – 34 pikë

2.Mbappé (Real Madrid) – 32

3.Erling Haaland (Manchester City) – 30

4.Ferran Torres (Barcelona) -22

5.Igor Thiago (Brentford) – 22

6.Mason Greenwood (Olympique Marseille) – 20

7.Joaquín Panichelli (Strasburg) – 18.

8.Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt) -16

9.Robert Lewandowski (Barcelona) – 16

10.Vedat Muriqi (Mallorca) – 16

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026