Rama: Jemi të parët në rajon, 42 mijë të rinj të punësuar në 5 vite

12 Dhjetor 2025 | 14:06

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë premte një takim me të rinj të punësuar përmes programeve të nxitjes së punësimit, ku ka ndarë disa prej të dhënave që, sipas tij, tregojnë progresin e Shqipërisë në këtë fushë.

Rama deklaroi se sipas vlerësimeve të OECD-së, Shqipëria renditet e para në rajon për shërbimet e punësimit, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të punës së bërë në vitet e fundit për ngritjen e një sistemi të konsoliduar shërbimesh.

“Shqipëria, sipas OECD, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit. Kjo flet qartë se puna që kemi bërë për ndërtimin e një skeme funksionale shërbimesh punësimi ka dhënë rezultate inkurajuese,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se aktualisht janë 7 programe aktive për nxitjen e punësimit, që nga praktikat profesionale e deri te vetëpunësimi dhe riintegrimi social.

Sipas të dhënave të paraqitura, vetëm në pesë vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave të punësimit dhe programeve shtetërore, ndërsa 7500 prej tyre kanë përfituar drejtpërdrejt nga paketat e mbështetjes.

Një tjetër komponent i rëndësishëm, sipas kryeministrit, është Garancia Rinore, një model i aplikuar në vendet e BE-së dhe tashmë edhe në Shqipëri. Deri tani 2200 të rinj po përfitojnë nga ky mekanizëm, ndërsa objektivi është të mbështeten 60 mijë vajza dhe djem gjatë mandatit aktual qeverisës.

Rama foli edhe për rritjen e interesit për arsimin profesional, duke theksuar se ky vit ka shënuar nivelin më të lartë të regjistrimit në këtë sistem.

Ai solli ndër shembuj edhe një bankë të re digjitale të licencuar së fundmi, ku siç tha aplikimet nga të rinjtë kanë qenë të shumta dhe zyrat janë mbushur “brenda pak ditësh”.

“Kemi arritur nivelin më të lartë të regjistrimit në arsimin profesional. Jemi ende larg objektivit final, por drejtimi është i duhuri,” përfundoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026