Goditi vëllain me thikë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës vëllain e tij 46-vjeçar.
Policia u njoftua për rastin pas paraqitjes në Spitalin e Elbasanit të 46-vjeçarit A.H., i cili ishte goditur me thikë në dorë.
Pas veprimeve hetimore, policia arriti të arrestojë autorin e dyshuar, 35-vjeçarin B.H., banues në fshatin Labinot Fushë, i cili është vëllai i të plagosurit.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika, me të cilat dyshohet se është kryer krimi, si dhe disa fishekë të armës së gjuetisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë