Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani bëri betimin në parlament këtë të enjte mes tensioneve.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani kreu betimin e tij dhe, ndërsa largohej nga salla, përshëndeti edhe i përshëndeti ata me një puthje.
Ai u zgjodh Avokat i Popullit me firmat e deputetëve të PD-së dhe votat e PS-së.
Në seancën e sotme plenare u regjistruan tensione të forta ku deputetët e opozitës u ulën në vendet e ministrave dhe upërplasën me Gardën, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vijoi me rendin e ditës.
Momenti kur Endri Shabani hyn në Parlament, do të bëjë betimin si Avokat i Popullit përpara se të nisë detyrën

‘Betohem!’ Opozita shpërthen kundër Endri Shabanit, ai i jep një puthje pic.twitter.com/7hbj2Wpm0k
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 18, 2025
LEXONI GJITHASHTU: